Kosova kërkon qasje në informata për 14 përdorues të Facebook-ut

Autori:Avdyl Pajaziti

Në pjesën e parë të këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë bërë 6 kërkesa në rrjetin më të madh social në botë, Facebook, për qasje në llogaritë e personave të ndryshëm.

Kërkesat e tilla bëhen kryesisht për persona të akuzuar për vepra të ndryshme, për të cilët organet e drejtësisë pretendojnë se mund të marrin të dhëna që u interesojnë rreth tyre.

Prej janarit deri në qershor të këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë bërë kërkesa të tilla në 6 raste për 14 përdorues të Facebook-ut.

Ne u përgjigjemi kërkesave valide rreth rasteve penale. Secilën kërkesë veç e veç që e marrim e kontrollojmë për mjaftueshmëri ligjore pastaj i refuzojmë ose kërkojmë specifikime në kërkesat që janë shumë të përgjithësuara ose të paqarta”, thotë Facebook në sqarimin e vet rreth këtyre kërkesave.

Në nëntor të vitit të kaluar, KALLXO.com kishet raportuar se autoritetet e Kosovës, në periudhën janar- qershor 2014, kanë bërë 9 kërkesa për qasje në 25 llogari të qytetareve të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-kerkon-qasje-ne-informata-per-14-perdorues-te-facebook-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala