Kosova kërkon punëtorë nga jashtë

Autori:Zekirja Shabani

Kosovarët nuk po e gjejnë veten në Kosovë. Për këtë arsye thonë se po ja mësyjnë Hungarisë.

Në vend të tyre në tregun e punës po kërkohen punëtor nga jashtë.

Sipas një hulumtimi të kuotës së punësimit për të huajt për vitin 2014, të përgatitur nga Aleanca Kosovare e Biznesit, në tregun vendor kërkohen mbi 1 mijë e 450 shtetas të huaj.

Anketimi është zhvilluar në tërë Kosovën dhe në të janë përfshirë mbi 2 mijë e 100 biznese.

Sipas hulumtimit numri më i madh i kërkesave janë të profesionit të operatorëve apo montuesve të pajisjeve e makinave me 279 kërkesa, pasura nga inxhinierët e ndërtimtarisë, elektroteknikës, mekanikës me 107 e mësimdhënësit e të tjerë.

Në bazë të hulumtimit dy sektorët me më së shumti kërkesa për punësimin e shtetasve të huaj janë ndërtimtaria me 399 kërkesa dhe transporti e komunikacioni me 348 kërkesa. Pastaj vijnë prodhimtaria me 135 kërkesa dhe arsimi me 123 soshë, ndërsa sektorët tjerë kanë numër më të vogël të kërkesave.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-kerkon-punetor-nga-jashte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala