Kosova ka rezerva vetëm për 5 orë

Qytetarët e Kosovës duhet të luten që të mos kenë asnjë fatkeqësi natyrore e të mos flasim për gjendje lufte, sepse në një rast të tillë rezervat ushqimore që Kosova i ka në dispozicion janë të mjaftueshme vetëm për 5 orë, apo vetëm 20 ditë për 20.000 banorë. Në rezerva shtetërore nuk ka barna, bënë të ditur KosovaPress.
Qeveria e Kosovës, prej rezervave shtetërore ka siguruar produkte të grurit për 20 ditë, kurse artikuj tjerë ushqimor sigurohen vetëm për 15 mijë banorë, ndërsa nafta dhe derivatet e saj 3 ditë të importit të përgjithshëm vjetor.
Artikuj tjerë jo ushqimor të propozuar në listë janë planifikuar për nevojat e 20 mijë banorëve. Mirëpo, në listën e mallrave rezervë nuk bëjnë pjesë barnat, edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo listë e mallrave me barna pritët të shtohet nga viti 2016.
Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore në kuadër të MTI-së, Ekrem Avdyli, thotë për KosovaPress, se prej rezervave shtetërore janë të përqendruar në produkte ushqimore, por jo edhe me listë esenciale të barnave. Ndërsa, sipas tij, Kosova mund të qëndroj vetëm 20 ditë nga rezervat shtetërore për të gjithë popullatën me grurë, kurse me produkte të tjera ushqimore rezervat janë për 15 ditë dhe vetëm për 20 mijë banorë.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/kosova-mund-tu-rezistoje-tragjedive-vetem-5-ore-49464/#sthash.lq1XsQ5M.dpuf