Kosova ka rezerva të naftës, por janë të pamjaftueshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Përveç produkteve ushqimore, sipas ligjeve në fuqi, Kosova duhet të ketë edhe rezervat emergjente të derivateve të naftës.

Të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të derivateve të naftës, janë të obliguara që të mbajnë në çdo kohë në stoqe, së paku pesë për qind të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente ose çrregullimeve në treg.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pohojnë se tashmë ka produkte të naftës si mall rezervë. Sa i përket rezervave të obligueshme, deri në vitin 2022 duhet të janë përafërsisht 150.000 ton produkte të naftës dhe këto rezerva janë transparente.

Rezervat strategjike të derivateve të naftës përcaktohen si stoqe intervenimi në rast të fatkeqësive elementare, epidemive ose katastrofave teknologjike. Por, përfaqësues të naftëtarëve theksojnë se jo të gjitha deponitë dhe pikat e shitjes mbajnë sasinë e kërkuar si rezerva të obliguara, përderisa ekspertë për këtë çështje konsiderojnë se kjo përqindje është shumë e ulët, raporton Radio Evropa e Lirë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, thotë se edhe pse një pjesë e operatorëve ruan stoqet, megjithatë ai thotë se nuk dihet se sa është sasia e rezervave shtetërore të naftës.

Në anën tjetër, Nazmi Bytyçi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë për REL se kjo sasi e grumbullimit prej 5 për qind është e pamjaftueshme dhe, sipas tij, duhet të rritet përqindja e sigurimit.

Sipas standardeve evropiane, thotë ai, rezervat e derivateve të naftës duhet të arrijnë për një periudhë 90 ditor

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ka-rezerva-te-naftes-por-jane-te-pamjaftueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala