Kosova ka nevojë për fonde

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një konferencë të zhvilluar sot nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, me guvernatorin e Bankës Botërore, Bedri Hamza, është mbajtur takimi lidhur me fondet që Kosovës i nevojiten nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë.

Ministri Avdullah Hoti, ka theksuar se Kosovës i nevojiten fonde dhe jo stabilitet financiar.

“Kosova ka nevojë për fonde që i mundësojnë hyrjen në kredi në Bankën Botërore, dhe jo për stabilitet makrofiskal, sepse Kosova ka stabilitet”, ka thënë Hoti.

Lidhur me stabilitetin financiar të Kosovës, ka folur edhe guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet bashkëpunimi me FMN-në për të krijuar mundësi në marrjen e fondeve.

“Arsyja nuk qëndron në stabilitet makrofiskal dhe financiar, por ne të kemi program me FMN-në për qëllime bashkëpunimi me institucionet tjera në mënyrë që të kemi mbështetjen e tyre per fonde”, ka thënë Hamza.

Ministri Hoti, ka shtuar se pas mbylljes së bisedimeve me FMN-në, kanë biseduar me Bankën Botërore, e cila është bindur që t`i sigurojë fonde Kosovës.

Lidhur me fondet, Hoti nuk ka treguar për shifrat.

“Ne jemi dakorduar për programe, dhe shuma vendoset nga projeksioni në bashkëpunim me FMN-në”, është shprehur ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ka-nevoje-per-fonde/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala