Kosova ka mbi 69 mijë studentë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga 69 mijë studentë sa janë të regjistruar në universitetet publike të Kosovës, 53 mijë prej tyre janë pjesë e Universitetit të Prishtinës, ku 52 për qind e tyre janë femra, thuhet në raportin e ASK-së për arsimin në Kosovë.

Për dallim nga viti i kaluar studimeve universitare në Kosovë u janë shtuar edhe 1706 studentë të rinj, të cilët kryesisht ia kanë mësyrë UP-së, transmeton Gazeta Fjala.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin publik universitar ishte 69 220.

Në Universitetin e Prishtinës studiojnë 53 248 studentë, apo 76,8 për qind e gjithsej studentëve të Kosovës.

Në Universitetin e Prizrenit janë të regjistruar gjithsej 5 719 studentë, ndërsa në atë të Pejës 5 271 studentë. Universiteti i Mitrovicës mban 2713 studentë, kurse ajo e Gjilanit dhe Gjakovës kanë më së paku student, njëra 2533 dhe tjetra 736 studentë./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ka-mbi-69-mije-studente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala