Kosova ka dështuar në organizimin e zgjedhjeve në diasporë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në debatin e organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me temë “Votimi jashtë Kosovës”, u ngrit si shqetësim pjesëmarrja shumë e ulët e diasporës në dy palë zgjidhet e fundit në Kosovë.

Pjesëmarrës në këto dy palë zgjedhje ishin jo më shumë se nga 1.500 votues, derisa interesimi nga Serbia siç thanë anëtarë të KQZ ishte mbi 10 mijë aplikacione.

Zyrtarë të D4D thanë se modeli i votimit nga diaspora me poste është edhe një prej shkaqeve të pjesëmarrjes së ulët. U kërkua nga të pranishmit se për pjesëmarrje masive nga diaspora duhet ketë votim fizik.

Po ashtu u tha se ka dështim shtetëror për organizimin e zgjedhjeve në diasporë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ka-deshtuar-ne-organizimin-e-zgjedhjeve-ne-diaspore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala