Kosova ka 742 xhami

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtëpitë ku besimtarët myslimanë i luten Zotit po shtohen. Sipas statistikave të këtij viti të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në Kosovë ekzistojnë 742 xhami

Numri i objekteve fetare islame arrin në gjithsej 798, nëse llogaritet edhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, të cilat komuna aktivitetin e tyre fetar e zhvillojnë nën ombrellën e BIK-ut.

Shumë kërkesa janë adresuar edhe në BIK për ndërtim të xhamive të reja.

Por, ndërtimi i xhamisë qendrore, i përfolur si një nga kërkesat më të mëdha për të plotësuar kërkesat e besimtarëve të këtij komuniteti në kryeqendër, ende nuk dihet nëse do të përfundojë sivjet, shkruan Zëri.

Madje, një përgjigje të saktë për këtë nuk e ka as BIK-u. Ndërkaq, në vend ekzistojnë 24 xhami pasive, për shkak të shpërnguljes së banorëve nga vendbanimet.

Ahmet Sadria nga BIK-u thotë për gazetën se është preokupim i vazhdueshëm i BIK-ut çështja e xhamisë qendrore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ka-742-xhami/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala