Kosova ia falë Serbisë Gazivodën?

Kryeministri i Qeverisë së Serbisë Aleksander Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se pala kosovare ka pranuar se pjesa më e madhe e liqenit të Gazivodës gjendet në territorin e Serbisë.
Kështu ka thënë ai për gazetën “Veçernje novosti” duke treguar rreth bisedave që ishin bërë për problemin e energjetikës ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.
Kryeministri serb po ashtu ka njoftuar se gjatë bisedave është arritur marrëveshja për hapjen e dy vendkalimeve në kufirin verior Kosovë – Serbi: Njëri në Rashkë e tjetri në Medvegjë.