Kosova i raporton BE-së për dialogun

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka paraqitur pranë Bashkimit Evropian raportin mbi rrjedhat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjeve për periudhën 1 tetor 2014 deri më 20 mars të këtij viti.

Sipas një njoftimi nga zyra e Kryeministrit, në këtë raport të nënshkruar nga ministrja Edita Tahiri, njëherësh udhëheqëse e dialogut të Brukselit për procesin e zbatimit, paraqitet vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për progresin dhe sfidat e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe Dialogut teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-i-raporton-be-se-per-dialogun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala