Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për agjendën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe reformat e tjera si pjesë e zhvillimit të vendit.

Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar përkrahje më të madhe të BE-së.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-i-ka-permbushur-kriteret-per-liberalizim-te-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala