Kosova hesht para pazarit me qiellin e saj

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Serbisë ka konfirmuar të enjten mësymjen për të marrë përsipër mbikëqyrjen dhe menaxhimin e shërbimeve të kontrollit ajror mbi territorin e Kosovës, pas skadimit të mandatit të Hungarisë.

Ky zhvillim i ka heshtur autoritetet kosovare, shkruan sot Koha Ditore.
Duke u mbështetur në burime të saj, gazeta ka raportuar se Beogradi zyrtar ka ushtruar kërkesë në Bashkimin Evropian që të marrë këtë kontroll.
Kërkesa ishte adresuar nga shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim që ai kishte pasur në shtator të këtij viti në Bruksel me zyrtarë të Këshillit të BE-së.

Gjuriq e ka pranuar të enjten këtë, në një prononcim dhënë “Kohës Ditore”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-hesht-para-pazarit-me-qiellin-e-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala