Kosova gjunjëzohet sërish përballë Serbisë

Autori:Gazeta Fjala

Ndonëse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kishte marrë vendim për reciprocitet me Serbinë sa i përket liberave, për shkak se shteti serb i bllokoi librat nga Kosova për Luginën e Preshevës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi e ka shkel këtë vendim, duke lejuar që librat nga Serbia të futen në Kosovë.

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Blic, Firzi është ai i cili ka shkelë vendimin e ministrit, Arsim Bajrami, duke e gjunjëzuar Kosovën përballë Serbisë.

Sipas dokumentit, kërkesa për lejimin e librave është bërë së pari nga Adrijana Hoxhiq zyrtare kryesore ekzekutive në komunën e Mitrovicës së Veriut, që i është drejtuar MKRS-së, gjegjësisht sekretarit të përgjithshëm Veton Firzit. Po ju drejtohem me kërkesë për lehtësim të procedurave për import të mallit (libra shkollor) dedikuar për shkollat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjeksisë dhe Institucionit parashkollor, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike”, Beograd.

Veton Firzi më pastaj ka kërkuar nga Doganat e Kosovës për lejimin e kalimit të librave.

Në emër të Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit konfirmojmë se Komuna e Mitrovicës se Veriut, pranon një kontingjent me libra dhe materiale tjera shkollore, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike” – Beograd, të cilat janë te dedikuara për shokllat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjekësisë dhe Institucionin Parashkollor, raporton Gazeta Blic.

Një zyrtar i lartë nga Ministria e Arsimit ka theksuar në kushte anonimiteti se “nuk e kanë ende të qartë pse Ministria e Kulturës është përfshirë në një çështje të tillë”.

Zyrtarisht, ndërkaqm askush as nga Ministria e Kulturës e as nga ajo e Arsimit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Reciprociteti i librave nga Kosova për Serbinë nga ministri Bajrami, është vënë pasi Serbia ka bllokuar një donacion me libra në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginë të Preshevës.

Këtu e gjeni vendimin e ministrit, Arsim Bajrami për RECIPROCITET me Serbinëm ku njoftohet drejtori i Doganave Lulzim Rafuna, që të mos lejoj futjen e librave serbe nga Kosova. Vendimi ishte marrë në shtator të vitit të vitit të kaluar.

Gazeta ka siguruar edhe një shkresë tjetër, ku sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, kishte kërkuar nga Doganat e Kosovës, lrimin e pajisjeve laboratorike për Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicë.

Në vazhdim ju sjellim dokumentin e plotë, në lidhje me futjen e këtyre librave në Kosovë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-gjunjezohet-serish-perballe-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala