Kosova, gjithnjë e më e barabartë në bashkësinë ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor/BallkaninPerëndimor në Luksemburg, ka thënë se Kosova gjithnjë e më shumë po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare si anëtare e barabartë dhe e plotë e saj.

Në këtë konferencë, e cila po udhëhiqet nga ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, si dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, po marrin pjesë edhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ministrat e jashtëm dhe ministrat e brendshëm të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të vendeve anëtare të zonës Schengen, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, pastaj ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Jordanisë, Libanit dhe Turqisë, bashkë me ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si ata të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës.

Si pjesë e konferencës, Kosova është pjesëmarrëse e barabartë me të gjitha shtetet e tjera.

“Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor/BallkaninPerëndimor në Luksemburg, pas diskutimeve që u zhvilluan ndërmjet përfaqësueseve më të lartë të BE-së me ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, atyre të zonës Schengen, me ata të Mesdheut Lindor dhe neve të Ballkanit Perëndimor, u premtua solidaritet dhe ndihmë e vazhdueshme financiare për refugjatët. Si qytetar i Kosovës, rikujtova se e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh refugjat dhe jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës. Ndërsa, në emër të shtetit, shpreha gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare për t’u marrë me këtë sfidë të re dhe gatishmërinë për të pranuar rreth pesëqind refugjatë, nëse është e nevojshme. Kosova gjithnjë e më shumë po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare si anët are e barabartë dhe e plotë e saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

aaa

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-gjithnje-e-me-e-barabarte-ne-bashkesine-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala