Kosova gati për udhëtim pa viza

Autori:Zekirja Shabani

Ministri për Integrime Evropian, Bekim Ҫollaku ka deklaruar se Kosova është gati për liberalizimin e vizave së shpejti.

“Peticioni thërret të gjithë ata që kanë dorë në këtë punë të bëjnë më shumë për vendin. Kosova i ka plotësuar kushtet teknikisht për liberalizim të vizave” tha Çollaku, njofton Klan Kosova.

Ai u deklarua kështu derisa i’u dorëzua peticioni me mbi 50.000 nënshkrime që janë mbledhur për fushatën për liberalizim të vizave nga Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij.

Ministri Çollaku tha se në vitin 2016 pritet që të përfundojë liberalizimi i vizave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-gati-per-udhetim-pa-viza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala