Kosova, gati për misionin faktmbledhës për liberalizimin e vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të finalizohen të gjitha përgatitjet teknike në nivel qendror dhe lokal për ta pritur misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, i cili do të vijë në Kosovë më 13 korrik.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se presin që misioni faktmbledhës ta vlerësojë në mënyrë strikte dhe fer gjendjen reale në Kosovë.

Çollaku ka shtuar se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë sa më shpejt.

Ai ka thënë se sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Kosova ka bërë hapa pozitivë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-gati-per-misionin-faktmbledhes-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala