Kosova futet borxh deri n’fyt

Shuma e borxhit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2014, ka arritur vlerën prej 582.87 milionë euro, apo 10 për qind e Bruto Produktit Vendor.
Nga kjo shumë, borxhe ndërkombëtare janë 326.35 milionë euro, kurse borxhe të brendshme 256.52 milionë euro.
Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qëndrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.
Pavarësisht kësaj, ekspertët për çështje ekonomike, vlerësojnë se vlera e borxhit nuk është në nivel të lartë; madje konsiderojnë se autoritetet kompetente në Prishtinë, nuk kanë qenë të afta të marrin borxhe, raopron Evropa e Lirë.
Pjesa më e madhe e borxhit vazhdon të jetë ndaj Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në kuadër të Bankës Botërore, kurse një pjesë e konsiderueshme është borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.