Kosova fituese e garës së NASA-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova ka fituar titullin “People’s Choice Award” të NASA-së për inovacion.

Natev e ka quajtur fitoren hap të vogël për Kosovën, por të madh për shqiptarët, pasi u shpallën fitues të garës ndërkombëtare NASA Space Apps Challenge.

Ekipi përfaqësues i Kosovës mposhti atë bullgar Robo-Fabric me më shumë se 14 mijë vota avantazh.

Natev mbylli këtë garë me 68 mijë e 803 vota ndërsa bullgarët siguruan vetëm 54 mijë e 321 vota mirëpo ishin në garë deri në orët e fundit të sfidës së NASA-s.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”.

Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në pyje, etj.

Në këtë garë po marrin pjesë mbi 13 mijë garues nga 133 shtete pjesëmarrëse me 950 projekte dhe e ka fituar ekipi kosovar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-fituese-e-gares-se-nasa-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala