Kosova ende në rrezik nga minat‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë. Ndërkohë, edhe në Kosovë mbetet një hapësirë e madhe e pa pastruar nga minat.

Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxha, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

Ndryshe, Kompania e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më marë ka filluar operacionet për deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave në tri lokacione të ndryshme, ku është paraparë fillimi ose edhe vazhdimi i punës për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.

Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së, kompania e Deminimit, sipas planit operacional ka filluar punën dhe aktivitetet me tri ekipe deminerësh në terren, në tri lokacione: në Zagerm të komunës së Pejës dhe në Ferizaj, do të kryhet pastrimi i fushëbetejave(BAC), ndërsa në Seqishtë të komunës së Hanit të Elezit do të kryhen operacionet e deminimit humanitar.

“Kompania e deminimit gjatë sezonit dimëror, atëherë kur kushtet atmosferike nuk lejojnë operacionet në terren, vazhdimisht, për çdo vit angazhohet në fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera. Kështu pjesëtarët e Kompanisë së deminimit, kanë mbajtur ligjërata në shumë prej shkollave fillore në disa komuna; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, ku i kanë njoftuar nxënësit mbi rrezikun nga mjetet eksplozive të shpërthyera si dhe i kanë udhëzuar për proceduarat që duhet ndjekur në rastet se i hasin ato”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ende-ne-rrezik-nga-minat%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala