Kosova eksporton qumësht vetëm në Shqipëri

Autori:Gazeta Fjala

Derisa sa sasia e qumështit të eksportuar nga prodhuesit vendor vazhdon të jetë e  vogël, importi i qumështit nga Bosnia dhe Herzegovina kanë shënuar rritje të vazhdueshmë  gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Sipas Analizave të të Tregut të Qumështit të bëra nga Ministria e Bujqësisë, Blegtorisë, dhe Zhvillimit Rural, të publikuar në tetor të vitit 2015, ky import ka arritur pikën më të lartë në vitin 2013 me 2.4 milion euro.

Në përgjithësi, që nga viti 2009, ka pasur vazhdimit rritje të importit të qumështit nga vende të ndryshme, kryesisht nga ato të rajonit.

“Duke filluar nga viti 2009, ka pasur rritje të vazhdueshme të sasisë së qumështit të importuar. Në vitin 2010 është shtuar sasia për 7% krahasuar me vitin paraprak, duke vazhduar me trendin e rritjes së importit për çdo vit deri në vitin 2014,” thuhet në analizë.

Më së shumti importe të qumështit vijnë nga Sllovenia me 55%, Bosnja e Hercegovina (16%), Maqedonia (12%), Serbia (12%), Kroacia (2%) dhe pjesa tjetër e importit është nga vendet e tjera.

Në analizë nënvizohet fakti se se import të qumështit nga Shqipëria nuk ka pasur fare në periudhën 2005-2010, por që kjo situatë ka filluar të ndryshohet në vitet në vazhdim me rritjen e importeve nga Shqipëria.

Në anën tjetër, sasia e qumështit të eksportuar nga prodhuesit Kosovar është shumë e vogël në krahasim me sasinë e importuar.

Megjithatë, eksporti ka fillur të ketë ngritje, dhe kompanitë prodhuese në Kosovë kanë si destinacion kryesor Shqipërinë.

Në vitin 2014, sasia e qumështit të eksportuar ka qenë 263,614 litra apo 32% më e lartë krahasuar me vitin 2013.

“Nga sasia e përgjithshme e qumështit të ekportuar, 99.6% është eksportuar në Shqipëri ndërsa 0.4% në Serbi. Përveç vitit 2014, edhe në vitet tjera Shqipëria është vendi ku Kosova ka pasur eksport të rregullt dhe është eksportuar sasia më e madhe nga eksporti total i qumështit.”/Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-eksporton-qumesht-vetem-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala