Kosova e Shqipëria me transit doganor

Kryeministri Isa Mustafa sё bashku me kryeministrin e Republikёs sё Shqipërisë, Edi Rama, pёrurojnё sot transitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovёs dhe Shqipёrisё. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Hapja e një transiti të përbashkët doganorë pritet të lehtësoj qarkullimin e mallrave dhe qytetarëve posaçërisht gjatë zezonës verore kur numri i qytetarëve që ja mësyjnë kësaj pike kufitare shumëfishohet. Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë disa herë janë zotuar për përmirësimin e kushteve posaçërisht të pikave kufitare me çëllim shmangien e tollovive e pritjeve të gjata.