Kosova e rrezikuar nga sulmet terroriste

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova nuk përjashtohet nga rreziku prej sulmeve terroriste. Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë të fundit të ekspozuar ndaj akteve terroriste.

Por, sipas ushtarakëve dhe njohësve të sigurisë është faktori ndërkombëtar prezent në Kosovë, ai që i bën banorët kosovarë më të sigurt ndaj terroristëve. Megjithëkëtë ata bëjnë thirrje që mekanizmat institucionalë të ngrenë nivelin më të lartë dhe Kosova të jetë e gatshme që të përballet me çfarëdo sfide.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-oficeri i luftës, Naim Maloku, thotë se ISIS tani po paraqet rrezik global, prandaj, sipas tij, mund të thuhet se Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist si çdo vend tjetër në rajon, apo jashtë rajoni.

Maloku thekson se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e rrezikshmërisë nga mundësia e ndonjë akti të mundshëm terrorist në vendin tonë.

Ai përmend si faktor të parë numrin e madh të shtetasve tanë, në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës, të cilët janë aktivë në luftërat sektare si pjesë e ISIS-it në Irak dhe Siri. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-e-rrezikuar-nga-sulmet-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala