“Kosova e Re” më shumë sherr se hajr

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” do të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të kosovarëve dhe rreth 7.000 persona do të largohen nga shtëpitë e tyre, vlerëson raporti “E vërteta e procesit të zhvendosjes së detyruar në Kosovë”.
Raporti është përgatitur nga Theodore Downing, president i Rrjetit Ndërkombëtar për Zhvendosje dhe Risistemim në bashkëpunim me Konsorciumin kosovar të shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm – KOSID, për të cilin u diskutua të martën në Prishtinë.
Raporti tregon se menaxhmenti i Bankës Botërore ka çorientuar agjencitë dhe ligjvënësit e Kosovës në përgatitjen e një politikë ligjore që nuk është në përputhje me skemat institucionale për të udhëhequr zhvendosjen e parashikuar.
Në raport rekomandohet që qeveria të zotohet që do të vendos filtra për të ndaluar ndotjen e ajrit nga prodhimi i energjisë në mënyrë që të mbrohen njerëzit nga ndotja e mundshme.
Më tej në këtë raport janë evidencuar edhe efektet e zhvendosjes jovullnertare, që sipas profesori Downing, janë varfëria, humbja e tokës dhe resurseve, çrregullime social dhe ekonomik, pengimi i aktiviteteve dhe shkollimit.
Gjatë diskutimeve u tha se çmimi i energjisë elektrike gjatë procesit të ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” dhe pas ndërtimit do të jetë dyfish apo edhe më i lartë se që është tani.
Ashtu si është llogaritur edhe më herët nga KOSID-i, del që çmimi i energjisë do jetë 80 euro për megavat, nga 32 euro që është tani.
“Rikujtojmë se Banka Botërore po ndihmon Qeverinë e Kosovës në përgatitjen e garancisë së pjesshme të rrezikut në shumën prej 5 milionë dollarësh për ndërtimin e termocentralit të ri. Ndërkohë bashkangjitur edhe një shumë prej 2 milionë dollarësh për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse dhe për zëvendësimin e termocentraleve të vjetruara”.