Kosova e Maqedonia nënshkruajnë në Manastir programin e bashkëpunimit për arsim

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i MAShT-it, Arsim Bajrami dhe homologu i tij nga Maqedonia, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.

Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Kosovës dhe Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.

“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri Bajrami.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila po ashtu nënshkroi të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-e-maqedonia-nenshkruajne-ne-manastir-programin-e-bashkepunimit-per-arsim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala