Kosova drejt recesionit

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka dalë me një raport shqetësues në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
“Bruto Produkti Vendor (BPV) në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon rënie reale për 2.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013”, thuhet në raportin e ASK-së që ka analizuar aktivitetet ekonomike dhe qasjen e shpenzimeve bazuar në metodologjinë e ESA 2010.
Sipas ASK-së, kjo rënie është e theksuar në aktivitetet ekonomike si: Furnizimi me energji elektrike, me gaz, furnizimi me ujë me (17.1%); Industria nxjerrëse me (13.5%); Ndërtimtaria me (11.8%); Transporti dhe magazinimi me (10.1%). Rritje kishte në aktivitetet financiare dhe te sigurimit me 5.5%, afarizmi me pasuri të patundshme me 4.1% e tj.