Kosova dhe Sllovenia në marrëveshje bashkëpunimi bujqësor

Autori:Avdyl Pajaziti

Përveç bashkëpunimeve bankare dhe telefonike, Kosova e Sllovenia tani kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në aspektin bujqësor.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhivllimit Rural, Memli Krasniqi, ka arritur marrëveshje Ministrin e Bujqësisë të Sllovenisë, Dejan Zidan, që të ketë bashkëpunim bujqësor të ndërsjellë në ndërmjet këtyre dy vendeve.

Ministri Krasniqi sot në Ptuj të Sllovenisë ka marrur pjesë në konferencën “Si të mbahet bujqësia në Evropë e liruar nga Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ)”, ku meqë rast është takuar edhe me homologun e tij Dejan Zidan, ku kanë diskutuar rreth të arriturave të këtyre vendeve në aspektin bujqësor, dhe është arritur një marrëveshje bashkëpunimi e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Sllovenisë edhe në aspektin bujqësor./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-dhe-sllovenia-ne-marreveshje-bashkepunimi-bujqesor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala