Kosova dhe Shqipëria po ndryshojnë legjislacionin për t’i larguar barrierat tregtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panirit edhe një herë ka theksuar se nuk do të ketë më barriera në mes Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e mallrave, gjatë një konference që pati bashkë me Ministrin e Bujqësisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

Mirëpo vetëm para pak dite vreshtarët kishin problem ta shisnin rrushin në tregun e Shqipërisë.

Ministri garantojë ksëaj radhe se nuk do të ketë më barriera.

“Produktet kosovare duke konkretizuar idenë të një tregu të përbashkët pa barrierë dhe pa pengesa dhe një lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve. Unë sapo firmosa njohjen e certifikatës veterinare, por edhe më pas certifikatave tjera sanitare. Shqipëria është e hapur dhe mirëpret eksportet e vezëve nga Kosova. Njëkohësisht ne jemi në prag të finalizimit për njohjes reciproke të cilësisë së miellit. Dhe nuk do të kemi më historia si në të kaluarën për bllokimin e mallrave. Por barrierat që janë vendosur deri tani nuk do të ekzistojmë më, unë iu garantoj”, ka thënë Panariti, raporton Indeksonline.

Panariti ka thënë se janë duke plotësuar standardet e njësuara që të dy shtetet Kosova dhe Shqipëria të mos kenë më probleme të tilla.

“Ne synojmë që të kemi praktike dhe standard të njehsuara për të gjitha produktet. Duhet të plotësohen standardet e njësuara që të mos ketë pengesa në të dy anët e kufirit për mallrat”.

Ndërsa Krasniqi ka thënë se barrierat që kanë ekzistuar më herët kanë qenë si problem i legjislacionit, që sipas tij, është duke u ndryshuar.

“Nuk është që barrierat vendosen në përfundimin sezonal. Barrierat që kanë ekzistuar më herët kanë qenë për shkak të legjislacionit dhe ajo që po ndodhë është fakti që ky legjislacion është duke ndryshuar në mënyrë permanente që të avancojmë për krijimin e një tregu të përbashkët. Jemi në fazën e unifikimit të standardeve të të cilësisë edhe për produktet e tjera duke përfshirë edhe miellin.

Objektivi jonë i përbashkët është krijimi i një tregu unik i cili krijon mundësi shumë më të mëdha për feremerët për prodhuesit dhe përpunuesit nga Repubilka e Kosovës dhe nga Republika e Shqipërisë. Angazhimi i ministrit të Shqipërisë dhe angazhimi im personal dhe i dy qeverive tona është i plotë në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve tona, sepse jemi pajtuar që marrëveshjet tona asnjëherë nuk do të mbesin vetëm në letër por do të krijojnë efekte pozitive zhvillimore për ekonomitë e dy vendeve tona”, tha Krasniqi./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-dhe-shqiperia-po-ndryshojne-legjislacionin-per-ti-larguar-barrierat-tregtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala