Kosova dhe Shqipëria me konkurs të përbashkërt për projekte ndërkufitare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, shpallin konkursin me temën: “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar” me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve ideore për zhvillimin hapësinor të zonave: “Shtigjet e lirisë”, që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe “Korridori i gjelbër”, që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës.

Konkursi, vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve teknike të dy ministrive. Ai ka si qëllim, zhvillimin e përgjithshëm të komunave ndërkufitare dhe krijimin e mundësive për brezin e ri të profesionistëve, nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urban, që të shprehin kreativitetin e tyre në dhënien e idesë për projektet në fjalë.

Regjistrimi në konkurs, do të jetë i hapur deri më 18 dhjetor dhe mund të marrin pjesë të gjithë profesionistët deri në moshën 40 vjeçare. Afati i fundit për dorëzim të projekteve është deri më 10 mars 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-dhe-shqiperia-me-konkurs-te-perbashkert-per-projekte-nderkufitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala