Kosova dhe Serbia 3 me 3 për shtyerjen e votimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet për ditën e sotme, në të cilën do të vendoset nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Delegacioni serb ka paraqitur kërkesën për ta shtyrë pikën e sotme të rendit të ditës, e cila kërkesë, nëse votohet për, e shtyn anëtarësimin e Kosovës në UNESCO deri në punimet e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme, më 2017.

Deri më tash, kërkesën e Serbisë e ka refuzuar Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kurse në përkrahje të saj ka dalë Rusia, Argjentina dhe Kuba.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që ka hapur rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-dhe-serbia-3-me-3-per-shtyerjen-e-votimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala