Kosova dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për çështje penale

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka takuar sot homologun e tij gjerman, ministrin e Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Mass.

Ministri Kuçi është shprehur falënderues ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin dhe qasjen e saj ndaj rajonit të Ballkanit dhe Republikës së Kosovës. Ministri Kuçi është shprehur i përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në të ardhmen të thellohen edhe më shumë.

Ministri Kuçi dhe ministri Mass formalizuan nënshkrimin e marrëveshjes model për bashkëpunim juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në fund të këtij takimi, Heiko Mass, pranoi ftesën e ministrit Kuçi, që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës.

Me marrëveshjen e formalizuar, palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale të cilat janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-dhe-gjermania-arrijne-marreveshje-per-ceshtje-penale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala