Kosova dhe Finlanda të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës shefen e misionit në ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen, në përfundim të mandatit të saj në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Meskanen për kontributin e saj të çmuar gjatë misionit në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Finlandës që e ka mbështetur në çdo hap konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar dhe më tej këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes dypalësh.

Shefja e misionit në ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen, e falënderoi presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Finlandës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-dhe-finlanda-te-perkushtuara-per-thellimin-e-bashkepunimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala