“KOSOVA B” prodhon përtej normës

Autori:Avdyl Pajaziti

Departamenti i Analizave në TC “Kosova B” në raportin e saj ka theksuar se, Blloku B2 gjatë vitit 2014 ka shënuar një rekord të ri në punës prej 7457.21 orë pune duke tejkaluar normën e punës për një termocentral, i cili duhet të jetë 7000 orë punë.

Ndërsa, Blloku B1 vetëm gjatë dy muajve; dhjetor-janar të vitit 2014/15 ka punuar me kapacitetet prej 744 orëve dhe pa asnjë ndërprerje.

“Ky rezultat, padyshim se është një lajm i shumë i mirë dhe i ka gëzuar të gjithë, si punëtorët, stafin udhëheqës të KEK-ut, institucionet e shtetit, por edhe konsumatorët dhe qytetarët e Kosovës. Kjo tregon një përkushtim dhe obligim të shtuar, i cili kur ka vullnet të mirë e rregull mund të arrihet dhe është për të mirën e të gjithëve”, bënë të ditur Korporata energjetike Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-b-prodhon-pertej-normes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala