“Kosova A”, mes shuarjes dhe gëlltitjes së milionëve të tjerë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e Bashkimit Evropian më herët kishte marrë zotimin e Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar standardet e BE-së për emetim brenda afatit të caktuar, respektivisht mbylljen e termocentralit “Kosova A” deri në vitin 2017. Por, duket se planet po ndryshojnë tashmë.

Një kompani gjermane ka shprehur interesim për të investuar, ndërsa kjo temë ishte edhe në tryezën e bisedimeve gjatë vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në Berlin, në takimin me kancelaren Angela Merkel

Komisioni Evropian kishte kërkuar para disa vjetësh, që TC \”Kosova A\” duhet të mbyllej deri në vitin 2017, por së fundmi Qeveria po diskuton mundësinë e investimeve të reja në këtë termocentral të vjetruar.

Me gjithë përpjekjet për të marrë prononcimet e drejtuesve të KEK-ut e të Qeverisë së Kosovës, një gjë e tillë të hënën ka qenë e pamundur. Zëdhënësja e MZHE-së, Leonora Makolli, lidhur me këtë çështje ka thënë të hënën se për përgjigjen e tyre duhet të pritet deri të martën.

Edhe zyrtarja e Zyrës për komunikim në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Fatmire Tërdevci, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të hënën, për shkak të, siç ka thënë ajo, afatit të shkurtër.

Zyra e Bashkimit Evropian më herët kishte marrë zotimin e Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar standardet e BE-së për emetim brenda afatit të caktuar, respektivisht mbylljen e termocentralit \”Kosova A\” deri në vitin 2017. Por, duket se planet po ndryshojnë tashmë.

Një kompani gjermane ka shprehur interesim për të investuar, ndërsa kjo temë ishte edhe në tryezën e bisedimeve gjatë vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në Berlin, në takimin me kancelaren Angela Merkel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-a-mes-shuarjes-dhe-gelltitjes-milioneve-te-tjere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala