Kosova 748 milion euro borxh

Borxhi i përgjithshëm i Kosovës në fund të vitit 2015 ishte 748 milion euro, sipas të dhënave nga raporti i Ministrisë së Financave.
Prej shumës së përgjithshme të këtij borxhi 371 milionë euro janë borxh të cilin Qeveria e vendit e ka marrë nga institucionet ndërkombëtare ndërsa pjesa tjetër prej 377 milionë euro është kryesisht nga shitja e letrave me vlerë në tregun e brendshëm, shkruan Gazeta Fjala.
Në institucionet financiare ndërkombëtare Kosova ka borxh në vlerë prej 180 milionë euro vetëm në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, 28 milionë euro tjera në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim. Ndërkaq, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka marrë hua 127 milionë euro, derisa nga UniCredit Banka në Austri ka marrë 2.9 milionë euro dhe 30 milonë të tjera nga Agjencia Gjermane për Rindërtim./Gazeta Fjala/