Koshtunica në gjyq

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-presidenti i Serbisë Vojislav Koshtunica dhe bashkëpunëtori më i afërt i tij Aleksandar Nikitoviq, të martën  do të paraqiten në seancë gjyqësore nën hetimet lidhur me djegiet e ambasadave në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Këta të dy do të kenë mundësinë t’i shpjegohen trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjen në fjalë.

Fushata e djegies së ambasadave në Beograd kishte nisur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën thirrjet “Kosova është Serbi”.

Ndryshe deri më tani janë dëgjuar deklaratat e katër personave të dyshuar për këtë rast, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koshtunica-ne-gjyq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala