Korrupsioni pengesë kryesore për vizat

Autori:Avdyl Pajaziti

Për vite me radhë, vërejtja kryesore e Bashkimit Evropian për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, është mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe këtë vit përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova nuk e ka luftuar mjaftueshëm korrupsionin dhe krimin e organizuar, megjithëse pranojnë se janë përmbushur pothuajse të gjitha kriteret tjera për liberalizimin e vizave.

Njohësit e këtij procesi, ndërkaq, thonë se institucionet kosovare nuk po i marrin seriozisht këto vërejtje, prandaj vlerësojnë se kjo mund të ndikojë që edhe më tutje të shtyhet vendimi për heqjen e vizave për kosovarët, shkruan ‘Zëri’.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ua ka rikujtuar edhe një herë autoriteteve kosovare se Kosova ende duhet të përmbushë disa kushte për liberalizimin e vizave.

Vërejtjet më të mëdha, sipas Lunacek, janë mosluftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndalimin e emigrimit ilegal të kosovarëve.

“Prej 95 kushteve, vetëm 8 nuk janë përmbushur. Njëra ndër to është luftimi i korrupsionit nga gjykatat, krimi i organizuar dhe numri i madh i emigrantëve nga Kosova”, ka thënë ndër të tjera Lunacek. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/korrupsioni-pengese-kryesore-per-vizat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala