Korrupsioni nuk luftohet me të korruptuarit

Autori:Avdyl Pajaziti

Hetimet për korrupsion në Kosovë nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare. Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian, ku potencohet se politika ka ndikim në gjyqësor në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova nuk ka krijuar ende një regjistër të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit. Në vitin 2014, Agjencia Kundër Korrupsionit ka kryer procedurat administrative në një total prej 304 raste, prej të cilave 56 janë të bartura nga 16 vitet e kaluara dhe 248 ishin të reja. Hetimet e rralla të korrupsionit të nivelit të lartë deri më tani nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit, në pjesën ku flitet për luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, sipas këtij Raporti, ekspertiza e Kosovës në trajtimin e hetimeve komplekse financiare dhe për konfiskimin e pasurive kriminale në mënyrë efektive është ende e kufizuar. “Ndikimi politik në zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqësore vazhdon. Autoritetet politike duhet të sigurojnë që organet e zbatimit të ligjit janë të autorizuar plotësisht për të vepruar në mënyrë efektive dhe të paanshme kur hetohen për korrupsion”. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/korrupsioni-nuk-luftohet-me-te-korruptuarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala