Korrupcioni po përhapet në Ballkan

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta serbe “Blic” ka publikuar një listë se si korrupsioni po përhapet në Ballkan.

Në Ballkan çdo gjë mund të blihet, korrupsioni dominon të gjitha fushat e jetës. Gazeta serbe “Blic” ka publikuar të shtunën në Beograd një “listë të çmimeve të korrupsionit”, transmeton albinfo.

Në bazë të sondazheve, analizave të ekspertëve dhe intervistat me grupet e interesit, thuhet: “Korrupsioni është shumë i përhapur në Serbi”. Për 300 € mund të prezantoni një punim tuajin në shkollë. Disertacioni i doktoraturës kushton rreth 3000 € dhe 1000 € një leje ndërtimi.

Për trajtim më të mirë në lindje nëna e ardhshme duhet ta paguajë 1000 €, edhe pse kujdesi mjekësor në Serbi është në të vërtetë i lirë.

Javën e kaluar shefi i një spitali në Beograd është arrestuar, ngase kishte pranuar 500 € për të manipuluar listën e pritjes për operacione.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/korrupcioni-po-perhapet-ne-ballkan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala