Korrupcioni pengesë e zhvillimit ekonomik

Autori:Avdyl Pajaziti

Amerika e bëri të qartë. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa zhvillim të drejtësisë, çështja e korrupsionit në Kosovë po e pengon zhvillimin ekonomik sepse ajo i ka prek të gjitha nivelet e shoqërisë, kështu është shprehur, Jennifer Bachus, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ajo këto deklarata i bëri para komunitetit të donatorëve në Forumin e Nivelit të Lartë të organizuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Bachus po ashtu ka thënë se SHBA-ja ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqishëm zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat. Po ashtu, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bashkohen për ta zbatuar programin ambicioz të qeverisë, duke shtuar se sektori i drejtësisë është thelbësorja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/korrupcioni-pengese-e-zhvillimit-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala