Kopiloti Andreaz Lubitz e ka përplasur avionin me vetëdije të plotë

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurori gjerman i cili po e heton rastin e përplasjes së aeroplanit të Germanwings, ku mbetën të vdekur 150 persona, ka konfirmuar se në kohën e përplasjes së aeroplanit, vetëm njëri nga pilotët ka qenë në kabinë.

Prokurori gjerman, Christoph Kumpa ka deklaruar për Reuters që sipas informatave që ka marrë nga hetuesit në Francë , dyshohet se kopiloti është përleshur me pilotin me ç’rast e ka nxjerrë nga kabina këtë të fundit dhe ia ka mbyllur derën. Pas kësaj kopiloti ka marrë në dorë drejtimin e avionit me ç’rast i është drejtuar Alpeve të Francës duke shkaktuar kështu fatkeqësinë ku mbetën të vdekur 150 persona.

Ngjashëm ka deklaruar edhe një prokuror tjetër nga Marsej, i cili ka thënë se kopiloti ka marrë drejtimin e avionit me forcë, duke e flakur jashtë pilotin dhe me vetëdije të plotë e ka drejtuar aeroplanin në shkatërrim.

Sipas tij, qëllimi i kopilotit, i cili mësohet se është gjerman, ka qenë shkatërrimi i këtij aeroplani.

Ajo që u ka lënë përshtypje hetuesve është se kopiloti gjerman, nuk e ka nxjerrë asnjë fjalë të vetme e edhe frymëmarrjen e kishte shumë normale.

“Nuk ishte shenja paniku. Qetësi absolute për plotë 10 minuta”, kanë thënë hetuesit, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Hetuesit pohojnë se deri më tani nuk ka shenja që tregojnë që ky sulm ka qenë terrorise.

Deri më tani hetuesit kanë marrë vesh se kopiloti quhej Andreaz Lubitz, 28 vjeçar dhe kishte nacionalitet gjerman.

Në anën tjetër identifikimi i trupave do të bëhet deri në fund të javës së ardhshme, ndërsa familjet e viktimave tashmë kanë filluar të mblidhen në vendin e ngjarjes.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kopiloti-andreaz-lubitz-e-ka-perplasur-avionin-me-vetedije-te-plote-thone-hetuesit-89571/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kopiloti-andreaz-lubitz-e-ka-perplasur-avionin-me-vetedije-te-plote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala