Koordinatori Shala ushtron mandat antikushtetues

Autori:Avdyl Pajaziti

Blerim Shala është deputet dhe paguhet nga Kuvendi për këtë. Paguhet dhe mbështetet me zyrë e staf edhe nga Qeveria, për një punë tjetër që bën – atë të koordinatorit politik në bisedimet e Kosovës me Serbinë.

Juristët e interpretojnë këtë si shkelje aktive të Kushtetutës. Kjo për shkakun që pozita e koordinatorit shihet si funksion ekzekutiv, ndërsa si privilegj ekzekutiv shihet pagesa që i bëhet për këtë punë.

E akti më i lartë juridik i Kosovës në nenin 72 precizon se deputeti nuk mund të mbajë e as të ushtrojë ndonjë funksion ekzekutiv.

Nëpërmjet vendimit të marrë në mbledhjen e 20 majit të sivjetmë, Qeveria ka vendosur që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 150 mijë eurosh për Ministrinë pa Portofol 1, që është përgjegjëse për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndarja ishte bërë me qëllimin për të përmbushur agjendën e këtij dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dhe hise në këto mjete i është dhënë edhe deputetit Shala. /koha/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koordinatori-shala-ushtron-mandat-antikushtetues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala