Konvikti numër 5 pa ngrohje

Autori:Avdyl Pajaziti

Disa dhoma të konviktit studentor numër 5, po përballem me të ftohtit si pasojë e një problemi teknik të ngrohjes.

Alternativa e vetme për të sfiduar temperaturat e ulëta që po mbretërojnë këto ditë janë ngrohëset elektrike, edhe pse përdorimi i tyre në konvikte është i ndaluar, raporton Gazeta Fjala.

A.D studente në Fakultetin Filozofik , e cila është banore e këtij konvikti thotë që dhoma nuk do nxehej pa përdorur edhe ngrohjet alternative elektrike.

“Asnjëherë nuk do arrinim të nxehemi në qoftë së nuk do i lëshonim edhe ngrohjet elektrike, të cilat i përdorim ilegalisht ngase nuk na u lejohet përdorimi i tyre”, tha ajo për Gazetën Fjala.

Mirëpo, përderisa studentëve nuk iu lejohet ngrohja më to, dikujt tjetër iu lejohet.

“Është e palogjikshme që nga ne kërkojnë që mos të nxehemi me këto, ndërkaq në secilën zyre në këtë konvikt, stafi i punëtorëve ngrohen po me këto ngrohëse elektrike” ,ka thënë ajo.

Edhe një tjetër banuese në këtë konvikt D.B, studentë në Fakultetin Filologjik, të cilën Gazeta Fjala e takoj në bibliotekën e Konviktit 5, tregon së për shkak të mosfunksionimit të ngrohjes ajo është ftohur.

“Vetë fakti që këtu është shumë ftohtë tregon edhe kjo batanije me të cilën jam mbuluar”,tha ajo.

3

Ndërkaq Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës Studentore , tregon së mungesa e ngrohjes është si pasojë e një defekti teknik i cili u shfaqë disa ditë më parë.

“Në Konviktin numër 5 para disa ditësh na u ka shfaqë një problem teknik me një vertikale, ku disa dhoma mund të them pesë ose gjashtë, kanë probleme me furnizim shkaku i mbylljes së asaj vertikale”, tha ai për Gazetën Fjala.

Për dallim nga banueset të cilat ankohen në mos lejimin e përdorimit të ngrohjeve alternative, Sfishta ka mohuar këtë gjë, duke thënë që atyre dhomave të cilat po përballen me këtë problem ju kemi lejuar që të pajisen me ngrohje elektrike.

Drejtori i QS ka shtuar së pjesa tjetër e konviktit gjatë gjithë kohës ka qenë e furnizuar mirë me energji ngrohëse nga Temokosi, edhe pse kohë pas kohë kjo energji nuk është e mjaftueshme mirëpo pjesën me të madhe është e kënaqshme , nganjëherë edhe e tepërt./ Gazeta Fjala/

2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konvikti-numer-5-pa-ngrohje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala