Kontrolli Ajror shpenzoi mbi 16 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Me mbi 16 milionë euro në dispozicion, menaxhmenti i Kontrollit të Trafikut Ajror të Aeroportit të Prishtinës e ka sjellë ndërmarrjen në pozitë, në të cilën nuk ka mjete financiare në dispozicion as për pagat e stafit.

Mungesën e pagave për muajin mars për stafin, menaxhmenti e ka arsyetuar me pagesat që kanë bërë për shpronësimet e tokave të Aeroportit dhe disa projekte tjera kapitale.

Megjithatë, kjo është vetëm “njëra anë e medaljes”, pasi që me rastin e koncesionimit të terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nga kompania turke “Limak”, Kontrollit të Trafikut Ajror, e cila udhëhiqet nga Bahri Nuredini, i ishin transferuar më shumë se 8 milionë euro, nga të cilat mjete do të duhej të bëheshin edhe pagesat për shpronësim.

Po ashtu gjatë periudhës pas koncesionimit të terminalit e deri në fund të vitit që lamë pas, Trafiku Ajror ka grumbulluar edhe rreth 8 milionë euro nga shërbimet e navigacionit./Zëri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kontrolli-ajror-shpenzoi-mbi-16-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala