Kontrolle të rrepta gjatë hyrjes në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesëtarët e sigurimit në Kuvendin e Kosovës, edhe sot po aplikojnë masa të rrepta sigurie për të gjithë ata që po hyjnë në objektin e legjislativit të vendit ku pas pak pritet të fillojë seanca plenare.

Çdo person që po hyn në Kuvend, duke përfshirë edhe deputetët po kontrollohet detajisht nga pjesëtarët e sigurimit në hyrje të Kuvendit.

Pavarësisht masave të tilla të sigurisë, në seancat e kaluara ata nuk kanë arritur që të pengojnë futjen e bombolave të gazit lotsjellës, të cilat më pas janë hedhur gjatë punimeve të Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kontrolle-te-rrepta-gjate-hyrjes-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala