Kontrolle të rrepta dhe pritje e veçantë i bëhet John Kerryt

Autori:Avdyl Pajaziti

Ardhja e sekretarit të shtetit amerikan John Kerry, ka shtyrë Qeverinë e Kosovës që të bëjë përgatitje të veçantë për pritje.

Në Aeroportin e Prishtinës, aty edhe ku është vendi i vetëm që do të ndalet sekretari Kerry, janë lejuar vetëm kameramanët dhe fotoreporterët e jo edhe gazetarët.

Pritet që Kerry do të mbajë fjalim para kamerave.

Sekretari i shtetit do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, dhe dy zëvendësit e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kontrolle-te-rrepta-dhe-pritje-e-vecante-i-behet-john-kerryt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala