Kontroll nëpër lokalet e natës në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

Inspektorët komunal në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës gjatë orëve të vona të natës mbrëmë ka kontrolluar lokale afariste në lokacione të ndryshme për të vërtetuar nëse këto subjekte i përmbahen orarit të punës të miratuar nga administrata komunale.

Kjo sipas policisë është bërë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në qytetin e Prizrenit. Policia thotë se janë kontrolluar këto lokale:“Cobra City” në Landovicë, janë shqiptuar dy fletëparaqitje për gjykatë; “Skënderbeu” në lagjen Arbanë,tri fletëparaqitje;“Alcapone” në Korishë, tri fletëparaqitje;“Emona” në Prizren, tri fletëparaqitje;“Paradiso” në Lagjen “Bajram Curri”, dy fletëparaqitje dhe “kristal” në Lagjen “Bajram Curri” dy fletëparaqitje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka apeluar tek të gjitha subjektet afariste hoteliere që ta respektojnë orarin e punës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike sepse operacioni për kontrollimin e këtyre lokaleve, në bashkëpunim me inspektorët komunal vazhdon në tërë këtë rajon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kontroll-neper-lokalet-e-nates-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala