Kontrata pune të përhershme për mësimdhënësit e Ferizajt

Punëtorët e arsimit nga komuna e Ferizajt do të pajisen shumë shpejtë me kontrata pune të përhershme.
Nga ky rregull do të përjashtohen të gjithë ata punëtorë arsimor që kanë filluar punën në shtator vitit 2014 si dhe ata që nuk janë të kualifikuar sipas normativit.
Këta të fundit do të pajisen vetëm me kontratë njëvjeçare.Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Ferizajt, Muhamet Halili,duke i hequr kështu të gjitha dilemat që janë paraqitur lidhur me disa kontrata që DKA-ja i ka lëshuar deri në fund të shkurtit.
“Jemi duke u harmonizuar me MASHT-in për kontratat e përhershme që do tu lëshohen atyre mësimdhënësve të cilët i plotësojnë kriteret në bazë të normativit dhe janë të licencuar për lëndët e rregullta”, ka shpjeguar Halili.