Kontrabandë e korrupsion edhe në burgjet tona

Autori:Gazeta Fjala

Kontrabanda dhe korrupsioni janë dy prej problemeve me të cilat është duke u ballafaquar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas një raporti të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për Inspektimin e Punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës, statistikat tregojnë nivel të lartë të kontrabandës, përkundër angazhimeve të shumta dhe rezultateve në parandalimin e kontrabandës.

Në raport thuhet se problemi më i madh paraqitet futja e telefonave mobilë dhe përdorimi i tyre, futja e narkotikëve si dhe gjësendeve tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë për Tribuna Channel përmes e-mailit se ky Shërbim përballet me kontrabandë.

“Është e vërtetë se Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u ballafaquar me dukurinë e gjetjes së gjerave të palejuara (kontrabandë) brenda Institucioneve Korrektuese. Por në koordinim me Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, Policinë e Kosovës si dhe organet tjera për sundim te ligjit, jemi duke i luftuar”, ka shkruar Zogaj.

Ai tha se këtë vit kanë dërguar një numër të konsiderueshëm të rasteve për hetim të mëtutjeshëm në Policinë e Kosovës nëpër regjione por edhe në nivel qendror.

Hetimet për këto raste, sipas Zogajt, janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokuroritë Themelore dhe ajo Speciale, për të cilat tha se presin rezultate konkrete.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kontrabande-e-korrupsion-edhe-ne-burgjet-tona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala