Konstituimi i Speciales në kundërshtim me Kushtetutën

Autori:Gazeta Fjala

Pa u përfillur kërkesat kushtetuese të Kosovës, Haga është përcaktuar si vendi ku do ta ketë selinë faktike Gjykata Speciale, e cila do të trajtojë krimet që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së në periudhën 1998-2000, shkruan sot Koha Ditore.

Përcaktimi i selisë jashtë Kosove nuk ka mbështetje në ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.
Nëpërmjet një komunikate shtypi, Holanda ka bërë të ditur të premten se ajo do të jetë nikoqire e kësaj gjykate, që formalisht bën pjesë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Për selinë, por edhe për aspekte të tjera të gjykatës, autoritetet kosovare dhe ato holandeze kanë negociuar prej kohësh. E kanë bërë, madje, edhe një draft-marrëveshje.

Por, deri tash nuk është bërë e ditur nëse janë vënë inicialet në të, proces që duhet t’i prijë ratifikimit. As në strategjinë legjislative për 2016 nuk është paraparë një ligj me të cilin do të ratifikohej një marrëveshje që për subjekt ka Specialen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konstituimi-i-speciales-ne-kundershtim-me-kushtetuten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala