Konsorciumi për Brezovicen ia prezanton projektin vetes, nxjerr mediat jashtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Konsorciumi francez i udhëhequr nga “MDP Consulting” së bashku me operatorin e njohur botëror “Compagnie des Alpes”, vazhdojnë të jenë mos transparent me publikun dhe qytetarët e Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me këtë konsorcium ftesën ua dërgoi të gjitha mediave që t`ua prezantoj projektin të gjitha të shoqatave dhe bizneseve pranë Odës Ekonomike të Kosovës.

Mirëpo, mediat u larguan nga salla ku po bëhej ky prezantim, në momentin kur përfunduan fjalimet nga Pascal Roux nga konsorciumi dhe Jill Jamieson nga USAID-i.

Dihet se konsorciumi ka kaluar të gjitha afatet ligjore, duke bërë që të shkelet afati për paraqitjen e masterplanit dhe nënshkrimi i kontratës me Qeverinë e Kosovës.

Në fjalën e tij, Pascal Rouxe, tregoj se janë në Kosovë që të kërkojnë mjete nga investitorët lokalë dhe ata vendorë.

Roux shtoi se janë angazhuar në pjesën e përmbylljes financiare që është në zhvillim e sipër.

“Ky projekt e ka si synim të vetin implementimin dhe angazhimin e biznesit lokal dhe interesave lokale, dua që të them po ashtu se në këtë biznes të qendrave turistike malore secila euro që investohet në projekt do të perkthehet në 7 euro në ekonominë globale”, tha Rouxe. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konsorciumi-per-brezovicen-ia-prezanton-projektin-vetes-nxjerr-mediat-jashte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala